Mehdi Hoxha, njeriu që mbolli farën e dijes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Vasil Premçi

 Nuk ka homazh më të madh për misionin  fisnik të arsimtarëve se sa fjalët e shkrimtarit  të njohur francez, Viktor Hygo në tregimin  Klod Ge:

“Koka e njeriut të thjeshtë është një tokë e bekuar: lërojeni, mbilleni, zgjojeni, dhe si ta kini ndriçuar me dritën e dijes dhe të mirësisë, përdoreni për të mirën e shoqërisë. Atëherë s’kini nevojë  ta prisni”.

Një misionar i tillë  fisnik i dijes është edhe mësuesi veteran, Mehdi Hoxha, autori i librit “Selita e Malit dhe selitasit”.

Mehdi Hoxha ka lindur në fshatin Selitë e Malit në vitin 1956. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar i kreu  në fshatin e lindjes. Më pas ndoqi Shkollën e Mesme Pedagogjike  në Tiranë. Në vitin 1984 përfundoi studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degën Histori-Gjeografi.

Në vitet 1980-1985 ai punoi si mësues i lëndëve Histori-Gjeografi në shkollën 8 vjeçare Bastar-Murriz. Nga viti 1985-1992, kreu detyrën e Drejtorit të shkollës 8 vjeçare Bulçesh. Nga viti 1992-2006 ishte drejtues i disa  shkollve të mesme të rrethit të Tiranës, si Zall-Dajt, Krrabë, Babrru dhe Katundi i Ri, Yrshek.

Drejtori i një shkolle ngjason edhe me një ushtarak  që drejton një fushë-betejë. Por nëse në një fushë betejë armiku  ndodhet përballë, në punët e tij të përditshme drejtorit të një shkolle   i duhet të ndeshet me dhjetra e dhjetra vështirësi e pengesa që shfaqen papritur majtas, djajthtas, apo poshtë këmbëve të tij. Ndërsa  ndjek zbatimin e  programit mësimor në shkollë, nivelin e  zhvillimit të mësimit, procesin edukativo-mësimor, koordinimin e veprimtarisë drejtuese me departamentet, përgatitjen e informacionit  dhe komunikimit  me institucionet studimore dhe shkencore të arsimit, frekuentimin e orëve të mësimit nga nxënësit, disiplinën e përditshme, (këtu, a nuk na kujtohet ai postulati  i famshëm që na ndoqi nga klasa e parë deri në përfundim të studimeve,  “Shkolla pa disiplinë është si mulliri pa ujë”?), i duhet të interesohet edhe për rregullimin e çatisë së shkollës që papritur pikon, tubave të çarë që rrjedhin dhe formojnë pellgje, të cilat mund të përmbysin aty për aty koridoret e shkollës, i duhet  të vendosë xhamat në dritaret e thyera nga era, etj, etj. Shkurt, i duhet të drejtojë edhe një  ushtri tjetër me specialistë, bojaxhinj, marangozë, elektricistë, hidraulikë e muratorë.

Por shkolla kërkon edhe kabinete,  biblioteka e literaturë cilësore mbështetëse e studimore, këndin sportiv, etj…Duhet rifreskuar  edhe përmbajtja figurative e mjediseve, klasave, kabineteve dhe koridoreve të shkollës.

Mehdi Hoxhës përherë i ka qarë zemra  për zhvillimin e veprimtarive jashtëshkollore,për takimet me  poetët e shkrimtarët, shkencëtarët, studiuesit, piktorët, specialistët e informatikës, të rendit publik, koreografët, inxhinierët, arkeologët, historianët, gjeografët, gjeologët, etj. Shkurt, të sjellë sa më pranë nxënësve të tij nivelin tekniko shkencor e kulturor të elitës së vëndit.

Drejtor Mehdi Hoxha mendon se brezi i ri duhet ta njoh mirë historinë e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi, sakrificat e heronjve të popullit dhe të dëshmorëve te atdheut. Ndaj dhe në kohën e lirë do të gjesh gjithmonë  midis nxënësve të tij burra apo gra flokëbardhë, që i falën rininë çlirimit dhe ndërtimit të atdheut.

Lexo edhe :  Shqipëria, "Zjerm" në Eurovision! Kualifikohet për natën finale

Mehdi Hoxha ishte kurdoherë i pranishëm në hallet dhe shqetësimet e prindërve që duheshin ndihmuar për zgjidhjen e kërkesave të  nxënësve për çanta, libra, fletore, etj.

Detyra dhe zona ku shkëlqeu Mehdi Hoxha, mbetet kur ishte drejtor i shkollës “Sadik Stavileci”. Fasada, dhe ambientet e kësaj shkolle  me një arkitekturë moderne  e funksionale, me një oborr të pajisur me mjedise sportive e plot gjelbërim konkurojnë çdo shkollë të një kryeqyteti europian. Në këtë shkollë nxënësit u pajisën me uniforma të hijshme, të cilat, sëbashku me forcimin e mësimëdhënies rritën ndjeshëm edhe  personalitetin e tyre. Drejtori i shkollës Mehdi Hoxha kontribuoi edhe vetë me shpenzimet e tij për ngritjen e “Radio Shkollës”, e cila ndihmoi procesin mësimor dhe edukativ. Shpejt në këtë shkollë u ngrit edhe Muzeu i saj. U vendos që çdo 14 Mars, të zhvillohej me nxënësit veprimtaria “Pranvera Letrare”.

Për 4 vjet me radhë, në këtë ditë të shënuar, mes mësuesve dhe nxënësve erdhën shkrimtarë e poetë, që zhvilluan  takime mbresëlënëse për letërsinë dhe artet.

Në vitin 2002 pranë kësaj shkolle u hap edhe e mesmja profesionale e specialitetit “Mësuesi”, e cila në vitin e parë pati 120 nxënës të regjistruar.

Në vitet 2005 dhe 2013, Mehdiu, konkuroi në MASH, për postin e Drejtorit të Drejtorisë  Arsimore Rajonale të rrethit Tiranë, ku  sipas dokumenteve, të dy herët ishte fitues, por burokracia shtetërore skeptike nuk përzgjodhi atë, njeriun e punës…

Pas vitit 2006 e në vazhdim Mehdiu merret me një biznes privat. Gjatë kësaj periudhe ka botuar në shtypin e kohës mjaft shkrime problematike me interes publik. Qysh prej vitit  2001 është Kryetar i Shoqatës “Selita”.

Prej  disa vitesh, Mehdi Hoxha vijon botimin e gazetës “Benda”, organ periodik i krahinës së njohur të Tiranës, Benda (zona Zall – Bastar) duke merituar kështu vëmendjen dhe respektin e veçantë të banorëve të kësaj krahine, të cilës i shërben edhe sot me përkushtim të lartë dhe pa u kursyer.

Ditët e fundit kariera  e tij e gjatë si njëri prej njerëzve që mbolli farën e dijes midis nxënësve në shkollat ku punoi,  u kurorëzua  me botimin e librit ”Selita e Malit dhe selitasit”. Në tërësinë e tij, libri paraqitet si një enciklopedi mbi historinë, gjeografinë, kulturën, ekonominë, doket dhe zakonet e Selitës së Malit dhe banorëve të saj.

Kritiku amerikan Harold Blum, ka nënvizuar, se: “Nëse një punim nuk përmban shkëlqim estetik, forcë njohëse dhe origjinalitet autentik, nuk ia vlen ta lexosh”.

Për shkak të vlerave që shpërfaq shpresojmë se libri ”Selita e Malit dhe selitasit” i Mehdi Hoxhës, do të pritet me interesin që meriton.

Librit, i urojmë  një rrugëtim të mbarë për tek lexuesi!

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV