Shqipëria e korruptuar/ Ja si Serbia na merr investimet amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korrupsioni, është faktori kryesor që mban larg Shqipërisë investimet e huaja. Ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale dhe niveli i taksave që nuk është konkurrues në rajon, janë arsyeja e dytë pse  investitorët zgjedhin Maqedoninë e Veriut ose Serbinë para Shqipërisë. Këto arsye, ndër shumë të tjera, u theksuan nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë si pengesat kryesore për të investuar në vendin tonë. Në një konferencë për mediat , Enio Jaçe deklaroi se ‘korrupsioni është një nga problemet madhore, është i përhapur në Shqipëri,  pengon investimet e huaj. Ne bëjmë një anketë me anëtarët dhe problemi i parë janë monopolet dhe konkurrenca e pandershme, që vijën si rezultat i korrupsionit. Korrupsioni është një problem dhe çfarë do të themi në ne lidhje me klimën e investimeve ka një element të fortë që në rast se nuk godasim në thelb korrupsionin nuk mund të bëjmë hapa para. Problemi është a kemi një vullnet për ta luftuar korrupsion, dhe kjo do të jetë deçizive për Shqipërinë, çka do të thotë  vendi do të jetë në gjendje apo jo të tërheq investime të huaja”.

Në Konferencën vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, theksoi faktin se përfundimi i dy projekteve madhore TAP dhe Devollin mund të sjellin ngadalësimin e ekonomisë në rast se ato nuk “zëvendësohen”, pra në rast se nuk thithen investime të tjera të huaja.  Sipas Jaçes, gjatë tremujorit të parë ne do të kenë një impakt nga investimet, që duhet të vlerësohen.

“Dua të ndalem është klima e investimeve. Pasi janë të rëndësishme kudo, ndihmojnë ekonominë në mënyrë të drejtëpërdrejt. Ndoshta i kuptojmë të gjithë vlerën e investimeve të huaja. Kemi dy projekte që po përfundojnë ai i Tap dhe i Devolli. Ky investim duhet të vlerësohet. Gjatë tremujorit të parë ne do të kemi një impakt nga investimet. Këtu mund të kuptojmë se  edhe kush mund të jenë. Në të ardhmen duam të shohim investimet në Shqipëri nga prespektiva jonë. Pra potenciali me marrëdhëniet me Amerikën është shumë i lartë se ai që duhet’, tha Jaçe.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 29 dhjetor 2024

 

Të fundit

Mjekët paralajmërojnë për meningjitin, ja kur duhet të vaksinohen fëmijët

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër...

Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit...

Drejtori i Policisë Proda mesazh nga Kakavija për shërbimet kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ju ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal...

Kërcime e vallëzime, deputetët e Partisë së Lirisë “e djegin” në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës. Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve...

Dashuria dhe ndarja me Sara Hoxhën! Rrëfimi i Ledri Vulës: Jemi ende shokë

Këngëtari Ledri ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në E Diell. Ai rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka...

Lajme të tjera

Web TV