Dhoma Amerikane, ministrja e Financave: Do të fokusohemi tek përmirësimi i klimës së biznesit në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma Amerikane, ministrja e Financave: Do të fokusohemi tek përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se vendi ynë do të fokusohet në përmirësimin e klimës së biznesit. Ibrahimaj tha se ka ende punë kundër luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsionit

‘Qasja ndaj biznesit ka qenë dëgjuese dhe bashkëpunuese. Gjatë procesit të fiskalizimit kam dëgjuar të gjitha sugjerimet e biznesit dhe kanë ndihmuar në zbatimin e ligjit të fiskalizimit në vend. Që në ditët e para të detyrës time jam njohur me rekomandimet e tua dhe do shërbejnë si platformë për bashkëpunimin tonë në mënyrë që investimet të rritet. Dëshmi e qartë për mbështetjen e biznesit janë reduktimi i burokracive dhe rritja e konkurrencës.

Pritshmëritë për rritjen ekonomike janë një nivel prej 7.6%. Jeni goditur nga tërmetit e pandemia por keni ruajtur vendet e punës. Ne e dimë që përpjekjet nuk janë të mjaftueshme por të gjitha rekomandimet, dhe indekset që bëni janë të rëndësishme për të përmirësuar klimën e biznesit. Kemi punë kundër luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsionit. Fiskalizimi është ndihmë për të luftuar informalitetetit.

Ka shumë për të bere në respektimin e kontratave, por reforma në drejtësi është një mbështetje. Korrupsioni dhe informaliteti janë problemet që keni më shume sot dhe këtu do fokusohet edhe puna jonë duke ngritur sisteme për të lehtësuar bërjen e biznesit në Shqipëri.’- tha Ibrahimaj.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV