“Politikanët ndërrojnë rolet”/ Ja çfarë ka paralajmëruar analisti Lorenc Vangjeli dy vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë para dy vitesh në emisionin “Opinion” se janë 4-5 oligarkë të cilët bëjnë çfarë është e mundur që gjithçka të jetë në vullnetin e tyre. Sipas tij, këto janë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi.

“Nëse në Shqipëri ndodh ndonjë mrekulli dhe e djathta dhe e majta ndërrojnë rolet, ne do t’i shikojmë duke folur ndryshe. E majta që do të akuzojë oligarkët e të djathtës e kështu me radhë. Biznesi më i madh sot në vend është pikërisht politika. 4 ose 5 oligarkë bëjnë edhe diellin edhe shiun në Tiranë”, është shprehur Vangjeli.

Analisti shprehet se politika është e përkohshme dhe politikanët ndërrojnë rolet por administrata duhet të jetë e përhershme.

“Lulzim Basha i ka harruar disa emra të cilët ai i përdori, i përmendi, i akuzoi, u tha të gjithë shqiptarëve t’i urrenin dhe sot ai beson se mendon ndryshe. Dhe tmerri e di ku është? Tek përkohësia. E përhershme është vetëm politika dhe kjo frymë sovjetike që kemi ne, te përkohësia e administratës. Secila nga këto kontrata zgjat 10 vjet. Politikanët ndërrojnë rolet, ndërrojnë xhaketat, ndërkohë që administrata që duhet të ishte e përhershme ka ndryshuar”, ka thënë Vangjeli para dy vitesh.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV