“Rrëzimi” i Facebook, Mark Zuckerberg humbet 7 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues. Aksionet në Facebook, i cili zotëron tre rrjetet – ranë me më shumë se 5 përqind ndërsa ndërprerja në mbarë botën vazhdon. Raportohet se stafi i Facebook-ut nuk ishte në gjendje të hynte në zyrat sot për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

Redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel postoi kohët e fundit në Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”

Në të njëjtën kohë, ekspertët e sigurisë deklaruan për Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit. Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.

Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm. Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind të hënën. Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg – i cili zotëron rreth 14 përqind të firmës – ka parë që pasuria e tij të bjerë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, raportoi Bloomberg.

Të fundit

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për...

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Lajme të tjera

Web TV