Václav Havel, disidenti më i famshëm i Çekosllovakisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaclav Havel lindi më 5 tetor 1936 dhe vdiq më 18 dhjetor 2011, në Pragë. Ai ishte nje politikan çek.

U lind në një familje një familje të pasur e cila ka qenë e lidhur me ngjarjet e viteve 1920 dhe 1940. Por kur komunistët morën pushtetin, ajo humbi gjithçka. Kjo ka qenë arsyeja që rgjimi komuunist nuk e ka lejuar të studijoj. Iu ndalua të kryente gjimnazin dhe ai mundi të bënte dicka për të ardhmen, të studionte në një shkollë nate, ndërsa ditën punonte si një teknik laboratori. Veprat, kritike kundër gardës së vjetër staliniste u ndaluan në vendlindje. Por ai vazhdoi të krijonte drama me një akt që shfaqeshin në shtëpi private. Vite më vonë ai themeloi “Kartën 77”, një levizje që aspironte ndryshime demokratike. Në këto momente, Havel u shndërrua në disidentin më të famshëm të Cekosllovakisë. Ky ka qenë shkaku i shkuarjes së tij në laboratorin kimik. Si i ri u dallua me dramat e tija të cilat u botuan dhe e afirmuan. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i ngjarjeve të vitit 1968. Kjo ka qenë arsyeja që autoritetet e kanë përcjellë dhe shpesh e kan keqtrajtu. Në burg ka qëndruar 4 vite.

Partia Komuniste po shpërbëhej dhe demokracia po zinte vend. Pas 18 ditë, protestash paqësore dhe grevash që u cilesuan “Revolucioni i Kadifejtë” qeveria komuniste u rrëzua.

Si kryetar i Forumit civil ka qenë njëri nga ata me të cilët komunistët u detyruan të bëjnë negociata. Në një ceremoni solemne në Katedralen Katolike në Pragë, në dhjetor të 1989, Havel mori detyrën e Kreut të Shtetit. I burgosuri politik që u bë President tha se pas kësaj, kurrë nuk ishte ndjerë më absurd. Nga viti 1989 deri 1992 ka qenë kryetari i nëntë i Çekisë. Nacionalistët sllovakë bënë gjithcka të mundur dhe arritën pavarësinë. Vendi i tij u nda në dy pjesë. Havel dha dorëheqjen si presidenti për t’u zgjedhur muaj më vonë, në janar të vitit 1993, Presidenti i parë i Republikës Ceke. Në fund të mandatit të tij të dytë në 2003, ai iu dedikua mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Lexo edhe :  1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Do të kujtohet si një antikonfirmist, por asnjëherë një politikan i lindur. Njerëzit zgjodhën tek ai shkrimtarin, pa i hequr asnjë meritë e lëvdatë, për ndihmën që dha në rrëzimin e komunizmit, e që gjithcka ndodhi paqësisht, pa gjakderdhje.

Vdiq në moshën 75 vjeçare më 18 dhjetor 2011 pas një sëmundje të pashërueshme. Havel do të mbahet mend si presidenti i fundit i Çekosllavakisë dhe i pari i Çekisë.

Të fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Lajme të tjera

Web TV