Rama takon ambasadorin britanik: Shqipëria rol të fortë në skenën ndërkombëtare dhe rajonale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në sfidat globale ishin pjesë e diskutimit të tyre. Ambasadori King-Smith vlerësoi zemërgjerësinë e popullit shqiptar për strehimin e afganëve si dhe rolin e fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale.

“U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim kryeministrin Rama në Glasgow në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë. Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në Shqipëri” është shprehur Ambasadori King-Smith.

Ambasadori Alastair King-Smith dhe Rama diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi: Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurisë; Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër; Inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm dixhital në Shqipëri. Arsimi, rinia dhe kultura.

Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

Lajme të tjera

Web TV