Veliaj i jep “Çelësin e qytetit” zv.Kryeministrit të Malit të Zi: Etalon i politikës së mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë.

“Jemi shumë krenarë për ty dhe punën tënde. Përtej krenarisë që vjen prej trashëgimisë së përbashkët shqiptare, ke pasur urtësinë, inteligjencën, kurajën që të organizosh një strukturë multi-etnike me mendje të hapur, me ide të hapura, për të mbajtur një vend të vogël, që është një fqinj shumë i çmuar për ne. Njeriu nuk i zgjedh dot fqinjët, por nëse do zgjidhnim fqinj njerëz progresistë, me nevojën për të qenë të orientuar drejt perëndimit, nuk do ishte e mundur pa kontributin tënd, e sidomos vitet e fundit kur roli yt ka qenë vendimtar”, nënvizoi Veliaj.

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, teksa tha se Tirana është bërë për t’u marrë shembull për zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar vitet e fundit.

“Është nder i madh të marr ‘Çelësin e Tiranës’ nga miku im Erion Veliaj. Me kryeministrin Rama jemi dakordësuar për të ndërtuar një urë për zvogëlimin e distancës mes dy shteteve, që njerëzit të kalojnë për pesë minuta nga Mali i Zi në Shqipëri dhe anasjelltas. Jam i bindur se kur të ndërtohet ura, ajo nuk ka për të pasur kufij formal që tani ekzistojnë. Jeta jonë duhet të jetë pa kufij, këtë frymë e demonstron Tirana kohët e fundit, me një zhvillim të jashtëzakonshëm që konsiderohet edhe në Mal të Zi si një shembull se si duhet të zhvillohet qyteti”, pohoi Abazoviç.

Lexo edhe :  Balla, thirrje shqiptarëve nga televizioni italian që të regjistrohen për këto zgjedhje.

Më tej, Veliaj vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se të rinjtë, sidomos në 2022 kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet të kapërcejnë kufijtë dhe të zhvillojnë projekte dhe biznese me njëri-tjetrin.

“Dua ta forcojmë këtë lidhje mes dy vendeve. Vitin tjetër, kur të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi një mundësi fantastike. Djemtë e vajzat tona duhet të jenë në mënyrë konstante të lidhur me njëri-tjetrin. Ndajmë të njëjtin det, të njëjtin kufi. Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të shkëmbejnë ide, të bëjnë projekte bashkë, e të kenë mundësi të bëjnë biznese bashkë. Dikush duhet ta hapi shtegun, ama kur shtegu hapet, ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Shifra rekord në Itali, borxhi publik arriti në 3 miliardë euro

Borxhi publik i Italisë u rrit në më shumë se 3 miliardë euro në nëntor, duke arritur një nivel...

Ervin Salianji feston sot ditëlindjen në qeli, ja sa vjeç mbush ish-deputeti i PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, feston sot ditëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja demokrate...

“Francezët më vunë gjobë se bëra pis me bojë parketin”,Rama: Ishte goxha, më dhembi shumë

Rezidenca e ish diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për...

Rama takim urgjent me drejtuesit politikë të qarqeve, zbulohet shkaku

Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek...

Miratohen datat e reja në Rumani, ja kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të zhvillohen me dy raunde në datat 4 dhe 18 maj. Qeveria e koalicionit të Rumanisë miratoi këtë të enjte...

Lajme të tjera

Web TV