Banka e Shqipërisë: Çmimet do stabilizohen, efekti do jetë kalimtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori Gent Sejko ka komentuar situatën makroekonomike në vend pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në lidhje me temën më aktuale për xhepat e qytetarëve, ajo e rritjes së çmimeve , Sejko u shpreh se ajo do të jetë e ndjeshme dhe mund të përbëjë një rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë, por në parashikimet fillestare ajo mbetet kalimtare. Sipas Bankës çmimet priten të stabilizohen fillimin e vitit të ardhshëm.

“Çmimet e lëndëve të para, të ushqimeve dhe produkteve energjetike kanë njohur një rritje të shpejtë muajve të fundit. Kjo rritje ka pasqyruar si rimëkëmbjen e kërkesës botërore ashtu edhe vështirësitë që ka pasur niveli i ofertës në nivelet e parakrizës. Ky ndikim pritet të jetë kalimtar, por ai përbën një faktor rreziku për nivelin e inflacionit dhe potencialisht për shpejtsinë rimëkëmbjen ekonomike. Këshilli Mbikëqyrës është i gatshëm të rishikojë politikën monetare në mënyrë që ai të jetë në përputhje me objektivin tonë të inflacionit.”

Guvernatori më tej ka komentuar edhe nivelin e punësimit në vend, duke e konsideruar ende të dobët:

“Pavarësisht tendencave përmirësuese niveli i punësimit vazhdon të jetë më i ulët dhe shkalla e papunësisë më e lartë se nivelet para pandemisë. Kthimi i ekonomisë në punësim të plotë duket se kërkon më shumë kohë dhe mbështetje të vazhduar me stimuj makroekonomikë.”

Guvernatori u shpreh se rritja ekonomike në Shqipëri sipas parashikimeve pritet të jetë në nivelin 7%, afërsisht i njëjti edhe me parashikimet e Bankës Botërore.

Të fundit

Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, ja data e caktuar

Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën. Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën lidhur me...

Incident i rëndë në Korenë e Jugut, avioni bombardon gabimisht Kishën

Shtatë persona mbetën të plagosur në Korenë e Jugut, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi një avion luftarak hodhi aksidentalisht tetë...

Pensionet/ Sa vite punë duhet të keni minimalisht për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

1 mld dollarë, shifër rekord për pjesëmarrësit në Botërorin e Klubeve 2025

Kupa e Botës për klube që do të zhvillohet këtë verë, do të vijë në një format krejtësisht të ri. Më shumë klube pjesëmarrëse...

Automjeti përplaset me autoambulancën te “Shkëmbi i Kavajës”, përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar në afërsi të shkëmbit të Kavajës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një makinë. Ambulanca ishte nga spitali i...

Lajme të tjera

Web TV