I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, GJKKO dënon në mungesë me 15 vite Domart Konjari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine.

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetëra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca. Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen që ka polici rezulton se Konjari është i përfshirë në mënyrë direkte ose indirekte në disa vrasje apo tentative vrasje përveç trafikut të drogës nga Amerika Latine. Rasti i fundit ishte vrasja e Devi Kasmit në Tiranë që dyshohet se është kryer me porosi të Konjarit.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV