“Shqipëria, e vendosur kundër terrorizmit e ekstremizmit”, Nikolla priti Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Abbas Ibrahim. Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban, Marc I. Ghorayeb.

Siç njofton zyra e shtypit, Nikolla e falënderoi Gjeneralin Abbas Ibrahim për kontributin e tij shumë të madh për riatdhesimin e fëmijëve dhe të grave shqiptare prej kampeve në Siri si edhe në mbështetjen për personelin shqiptar përgjatë operacioneve të riatdhesimit në terren. Ndërkohë, Nikolla theksoi se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit e ekstremizmit.

Shqipëria i është bashkuar me vendosmëri aleatit tonë strategjik, ShBA, në luftën e papajtueshme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm maskohen pas motive fetare, por nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin dhe Islamin”, tha Nikolla.

Gjeneral Major Abbas Ibrahim, uroi Nikollën për detyrën e re, teksa shprehu vlerësimet për kontributin e Qeverisë së Shqipërisë për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

“Shqipëria është për dialog e jo konflikt midis qytetërimeve si edhe për bashkëjetesë e harmoni dhe jo urrejtje midis besimeve e komuniteteve fetare dhe për këtë qëllim ofron jo vetëm modelin, por edhe kontributin e saj”, tha Abbas Ibrahim.

Të fundit

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Lajme të tjera

Web TV