Çuçi pret në Tiranë gjeneralin libanez: Po vijojmë të riatdhesojmë shqiptarë nga kampet e ISIS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb.

Ata janë dy personat kyç për operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e ISIS në Siri. Ministri Çuçi thotë se operacionet do të vijojnë pa zbuluar më tepër detaje nga takimi në Tiranë.

“Nder i veçantë të ritakohesha me Gjeneral Major Abbas Ibrahim, drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit dhe me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Z. Marc Ghorayeb. Ata ndodhen në Tiranë për një vizitë dy ditore. I falenderova sërish për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri. Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përjetshme. Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”, shprehet Çuçi.

Të fundit

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Lajme të tjera

Web TV