“Mik në ditë të vështira”, Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës publike” gjeneralin Abbas Ibrahim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeneral Major Abbas Ibrahim nderohet sot me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, dhe jo vetëm të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

“Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maya Angelou; ‘hero është ai që ka si qëllim që të bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë’. S’ka përshkrim më të saktë për gjeneralin Abass Ibrahim i cili është me ne sot këtu dhe dua ta falënderoj, se sa fjalët e poetes. Në operacionet e zhvilluara në tre vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al-Holit dhe jo vetëm, gjenerali ka qenë pika jonë e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave. Ka qenë shqiptari më i mirë, i papërtuar, i pa kursyer dhe pas asnjë interes tjetër, përveç interesit human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Besoj ju kujtohet të gjithëve operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u në simbol i solidariteti të dhjetra mijërave shqiptarë këtu për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë gjeneralit, që e kemi sot këtu për ta nderuar.”, tha Rama.

Rama falënderoi me gjithë zemër gjeneralin për kurajën që na ka dhënë në marrjen e zotimit për të shpëtuar gjithë ata fëmijë dhe sigurinë që na ka dhënë se mund ta mbajmë zotimin.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

“Ai ka krijuar kushte optimale për sigurinë fizike të personelit shqiptar, qoftë në Liban, qoftë në penetrimet brenda Sirisë, po ashtu në ofrimin e burimeve logjistike për të asistuar operacionin dhe kapacitetin e tij ngarkues me aktorë të tjerë politikë, me të cilët nuk kemi asnjë komunikim. Kjo ka sjellë që edhe marrëdhëniet tona me Libanin trë marrin një përmasë miqësore të rëndësishme. Kemi hapur konsullatën e përgjithshme në Bejrut, e cila është kontribut, i cili vjen pa asnjë ngarkesë për shtetin shqiptar, por nga konsulli ynë i nderit, i cili ka meritën e jashtëzakonshme, pasi ka qenë ai që na e ka prezantuar gjeneralin dhe kështu është krijuar ky zinxhir miqësie, solidariteti që i bashkohet një qëllimi që shkon përtej politikës, përtej kufijve, përtej gjeografisë dhe që është qëllimi i të bërit botës një vend më të mirë me atë kredon e profetit Muhamed, i cili thotë kush shpëton një njeri ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Gjej rastin ta falënderoj dhe konsullin me shumë respekt.

Sigurisht fjalët për ju nuk mjaftojnë asnjëherë për të shpërblyer veprën tuaj. Ashtu sikundër dhe medalja e mirënjohjes publike, çka shpreh dhe formalisht mirënjohjen më të lartë. Ju i keni dhënë mundësinë shumë fëmijëve të rriten në vatrën familjare. Vatra jonë është dhe e juaja”, tha Rama.

Të fundit

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

Lajme të tjera

Web TV