“Transportuesit”/ Katër të arrestuar në Sarandë për trafik droge, sekuestrohen 9 kg kanabis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për trafik droge dhe ka sekuestruar 9 kg kanabis, gati për t’u trafikuar nga kufiri i gjelbër në Konispol.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;
-Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
-Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
-Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L. dhe F. B., gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Lajme të tjera

Web TV