Shqipëria mposht Hungarinë, Broja mban gjallë ëndrrën për në Botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër fitore historike e Kombëtares shqiptare. Kësaj here kuqezinjtë fitojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke ushtruar presion, por gjithsesi, munguan gjuajtjet drejt portës hungareze. Rasti më i mirë ishte në minutën e nëntë, ku Bare tenton vetë, pavarësisht se në të dy krahët mund të pasonte, ose te Cikalleshi ose tek Uzuni.

Minuta e 27-të sjell panik te kuqezinjtë. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar, që zëvendësohet nga Veseli.

Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit. Uzuni shpërthen dhe humb një rast të artë në fundin e pjesës së parë, por më parë ka pozicion jashtë loje. Mbyllet pa gola e para, ndërsa e dyta nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, del Çekiçi dhe futet Bajrami.

 

 

Në 65’ Uzuni humb një rast të mirë. Vetëm një minuta më pas, del nga loja Uzuni dhe Cikalleshi dhe në fushë hyjnë Manaj dhe Broja. Në minutën e 74’ na shpëton shtylla. Për të ardhur në minutën e 80-të, kur Broja me një diagonale gjen cepin e portës. Dy gola në historinë e Kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë, të dy i shënon Armando Broja. Mbyllet 0-1!

Të fundit

24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut

Nga Sali Berisha  24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut Miq, 24 orët që kaluan ishin një udhëtim në rininë...

Spanja përballet me zjarre katastrofike, digjen 1.5 milion hektarë dhe 7 viktima (VIDEO)

Spanja po përballet edhe sot me zjarre të mëdha, ku zjarrfikësit po luftojnë me 14 vatra aktive. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar...

PAMJET/ Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë në ujërat e Egjeut

Anija “Lissus” P-133 e Forcës Detare Shqiptare që shërben në mision ndërkombëtar, ka shpatuar 25 emigrantë afganë dhe sirianë, në ujërat e detit Egje....

Pranga turistit për 8.2 gr kanabis/ 19-vjeçari francez: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi...

E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë...

Lajme të tjera

Web TV