Çmimi Nobel në Ekonomi, ja cilët janë fituesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për kontributet e tij në ekonominë e punës ndërsa Angrist dhe Imbens fituan çmimin për kontributin në analizën e marrëdhënieve kauzale.

Komiteti Nobel tha në një deklaratë se tre laureatët “dhanë njohuri të reja rreth tregut të punës dhe se çfarë përfundimesh për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore”. Qasja e tyre ishte përdorur në fusha të tjera dhe kishte “revolucionarizuar kërkimin empirik”, shtoi komiteti.

“Studimet e Card mbi pyetjet kryesore për shoqërinë dhe kontributet metodologjike të Angrist dhe Imbens kanë treguar se eksperimentet natyrore janë një burim i pasur i njohurive. Hulumtimi i tyre ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore kauzale, të cilat kanë qenë me përfitim të madh për shoqërinë, ” tha Peter Fredriksson, kryetar i Komitetit të Çmimeve të Shkencave Ekonomike.

Të fundit

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme...

Këmisha e lumturisë që mungon…..

Nga Fejzo SUBASHI Një legjendë e vjetër rrëfen sesi një Mbret i madh i një mbretërie të madhe u sëmur rëndë. Mjekët e tij dhe...

Tragjike/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar. Pacienti u plagos...

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Lajme të tjera

Web TV