Kërcënohet burri i gjyqtares së Shullazit, prokuroria pushon hetimet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërcënohet me jetën e vet, me të gruas dhe të dy fëmijëve. Është bashkëshorti i një gjyqtareje. Ka dëshmitarë të kërcënimit dhe pamje filmike, pro prokuroria pushon çështjen për shkak se s`ka elementë penale. Kjo ndodh në Tiranë, madje me një familjarë të një gjyqtareje të njohur ndërkohë që denoncimi për kërcënimin me jetë është kryer rreth një vit më parë. Sipas të dhënave bëhet me dije se gjyqtarja e grupit të gjobëvënies që kryesohej nga Emiljano Shullazi, kishte kërkuar të hetohej më tej çështja e kërcënimit të të shoqit por prokuroria e kishte pushuar këtë hetimi.

Dëshmia e kërcënimit

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i ri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët: ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’!

Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda”. Kjo është dëshmia e bashkëshortit të Saida Dollanit, anëtares së gjykatës së Posaçme të Apelit, dhënë prillin e 2019-s, e siguruat nga “Balkanëeb” kur ajo kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij të dyshuar për gjobvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Lexo edhe :  Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Loja me hetimin

Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet. Po ndërsa prokuroria kryente veprime në procesin ndaj Shullazit regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares Dollani, të cilën e akuzonin se me çështjen e tyre po kalonte vettingun. Në fakt, hetimet për kërcënimin nuk dhanë rezultat, përderisa dhjetë muaj pas ngjarjes së pretenduar prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes. Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë. Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrëzua nga gjykata e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme.

Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes. Ndërkohë Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen “Shullazi”. Madje në procesin ndaj Shullazit, është krijuar një ngërç ligjor. Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes...

“Më tha zemrën e kam top!”/ Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me...

Evropianët vihen kundër Orbanit: Bllokojini fondet Hungarisë!

Një grup euro-deputetësh i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të bllokojë fondet për Hungarinë me efekt të menjëhershëm, për shkak të zhbërjes së...

SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt

SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për fshehje pasurie. Njoftimi i plotë:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vritet në mes të vreshtave shqiptari në Greqi!/ Fjalët e fundit të 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë  me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës në Greqi. Sipas informacioneve të para për...

Lajme të tjera

Web TV