Vranë 14 kangurë/ Arrestohen 2 adoleshentët, akuzohen për mizori ndaj kafshëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy 17-vjeçarë janë arrestuar nga policia australiane pasi akuzohen se kanë vrarë me makinë 14 kangurë. Ngjarja ndodhi në një qytet bregdetar në jug të Sidneit.

Adoleshentët akuzohen për rrahje e vrasje të kafshëve dhe do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm. Sipas ligjit të Uellsit të Ri Jugor, çdo kush që akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve dhe vrasjen e tyre mund të përballet deri me 5 vjet burg ose me një gjobë prej 15,000 dollarësh.

Dy foshnje kangur ishin në mesin e kangurëve të vrarë, ndërsa një i tretë që u plagos, u gjet nga një banor vendas ditën tjetër dhe iu dha ndihma e nevojshme.

Shërbimi i shpëtimit të kafshëve të egra ËIRES tha se ishin të tronditur nga ngjarja.

Mesatarisht, rreth 50.000 ankesa për keqtrajtim ndaj kafshëve hetohen nga RSPCA në Australi çdo vit. Kangurët janë një kafshë që shihet zakonisht në rajon, në bregdetin jugor të shtetit.

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV