SIGAL UNIQA gjithmonë përkrah Kombëtares, edhe sot drejt ëndrrës “Katar 2022”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë është një finale e vërtetë. Një rezultat pozitiv, në rastin më fatlum një fitore, do ta afronte Kombëtaren Shqiptare shumë afër Botërorit “Katar 2022”.

Pas Europianit “France 2016”, ky do të përbënte edhe suksesin më madhor dhe historik për futbollin tonë që tenton sot në “Air Albania Stadium” shtysën e fundit drejt kompeticionit më madhor të top-këmbës.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij, ndërsa qindra mijëra të tjera do presin me dorën në zemër rezultatin pas 90 minutave.

Ne në SIGAL UNIQA Group Austria ndjehemi krenarë që prej vitit 2016 kemi qenë pranë Kombëtares së futbollit në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në fitore dhe në humbje, në suksese dhe disfata si Sponsor Premium i kuqezinjëve. Rrugëtim ky që do të vijojë edhe në të ardhmen, pavarësisht rezultatit të sotëm dhe faktit do të jemi ose jo në Botërorin e pas një viti.

Nën vizionin e CEO-s, z.Avni Ponari, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë pranë botës së sportit ndërsa shpeshherë është bërë thirrje edhe ndaj kompanive të tjera që të mbështesin sportin.

Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA mori nën mbrojtje, rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës. Ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë.

Ndër të tjera, SIGAL UNIQA është edhe Sponsor Zyrtar i Federatës Shqiptare të Basketbollit; Sponsor i skuadrës kampione SIGAL Prishtina; Mbështetje financiare për kampionen e atlethikës Luiza Gega dhe shumë evente dhe klube të tjera sportive.
Ne në SIGAL UNIQA nuk e shohim sportin thjesht si një lojë por si një disiplinë që ndihmon shoqërinë si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë shëndetësor.
SIGAL UNIQA ka të përfshirë në produktet e saj edhe Sigurimin e Sportistëve, çka i garanton atyre një karrierë të qetë dhe pa kosto financiare në rast dëmtimesh.

Lexo edhe :  Këto janë dy periudhat e jetës sonë kur plakemi më shpejt

Ky Siguracion mbulon përmes një kostoje simbolike:
Emergjencat mjekësore
Ndërhyrjet kirurgjikale
Vizitat mjekësore
Vizitat diagnostikuese, Rezonancë magnetike, Skaner, fizioterapi
Ilaçet

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që prej vitit 2002 udhëheq tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon duke qenë e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg.
SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e UNIQA Insurance Group, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve me 40 kompani në 18 shtete, ndërsa numri i klientëve i ka kaluar 15.5 milionët.
Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Gjithmonë në mbështetje të Kombëtares KUQ & Zi.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sponsor Zyrtar dhe Krenar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit!

Të fundit

SHBA bombardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, e gjithë bota reagoi duke shprehur shqetësim...

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir...

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do...

Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më...

Kush është Mbreti i Çmendur tani?

Nga Maureen Dowd Ndoshta mbreti i çmendur – ai tjetri – nuk qenka aq i çmendur sa mendonim. “George III është si Abraham Linkolni në krahasim...

Lajme të tjera

Web TV