Vjosa Osmani: Serbia minon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Beograd u mbajt samiti dyditor me rastin e 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve. Për Kosovën një samit i tillë në Serbi është përpjekje e Serbisë që ta minojë shtetin e Kosovës.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi ndaj Beogradit zyrtar, pasi në Serbi u zhvillua Samiti i Vendeve të Painkuadruara. Serbia në këtë organizatë ka statusin e vendit vëzhgues. Presidentja e Kosovës akuzoi Beogradin zyrtar, se po “vazhdon me përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara, me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës. “Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviq, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim të gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat, mbi të cilat është ndërtuar NAM”, ka thënë presidentja Osmani.

 

Thirrje të gjitha vendeve të NAM-it të njohin Kosovën

 

Presidentja e Kosovës theksoi në reagimin e saj, se pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it. Ajo thotë se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”. Osmani ftoi të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së. “Republika e Kosovës e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Lexo edhe :  Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

 

Të fundit

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e...

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”....

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni i Big Brother ia transmetoi...

Rama bën ‘për ujë të ftohtë’ Artur Metanin: Mos bëjnë gabim të marrin telefonin tim…

Kryeministri Edi Rama: Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe tia thotë bufit të kënetes. E fundit që kam...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

Lajme të tjera

Web TV