A do të ketë rritje pagash për policët? Ja çfarë thotë ministri Çuçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me fokus goditjen e shkelësve të ligjit dhe shmangien e ndërhyrjeve me futjen e teknologjisë.

“Me këtë projekt duke futur teknologjinë do të marrim rreth 110 “Smartphone” që do të jenë në duart e policisë në qarkullim që janë çift me printin përkatës dhe kur evidentohen shkelja do të emetohet gjoba duke ia dhënë në prezencë. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojë cdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe që automatikisht e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të negociojë shkelësi me punonjësin e policisë” tha ai.

Çuçi kishte një lajm të mirë edhe për rritjen e pagave për punonjësit e policisë. “Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti nga rritja e pagave, kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë, jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit”, tha ai.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV