Çmimi i madh 5000 euro, sot afati i fundit për t’u regjistruar në Maratonën e Tiranës. Ja çmimet fituese për çdo kategori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maratona e Tiranës e cila do të zhvillohet këtë të dielë do të jetë jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium.

Për ata që do t’ia dalin, çmimet fillojnë nga 300 euro gjer në 5000 euro, ndërkohë që do të kenë mundësi të jenë pjesë e një gare tashmë të licencuar dhe që njihet ndërkombëtarisht. Regjistrimet mbyllen sot në orën 24:00.

Për ata që ende nuk janë regjistruar, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana. Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është falas.

Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184%C3%A7e874b7b786

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe duke u paraqitur fizikisht pranë pikës së ngritur në sheshin “Skënderbej” ose në Parkun e Liqenit Artificial.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë, për shkak se dita e dielë e 17 Tetorit do të jetë edhe një ditë pa makina në kryeqytet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të mos përdorin automjetet duke lënë rrugët e lira.

Maratona e Tiranës 2021 që do të mbahet të dielën është konceptuar jo vetëm një garë, por edhe një festë për qytetin.

Ajo do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”. Kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Lexo edhe :  Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Nëse jeni të interesuar se cili është çmimi për tre vendet e para të secilës kategori, po jua tregojmë si më poshtë:

Kategoria Marathon 42 K:

Vendi i tretë: 2000 Euro

Vendi i dytë: 3000 Euro

Vendi i parë: 5000 Euro

Kategoria Half Marathon 21 K:

Vendi i tretë: 1000 Euro

Vendi i dytë: 1500 Euro

Vendi i parë: 2000 Euro

Kategoria Tirana 10 K:

Vendi i tretë: 500 Euro

Vendi i dytë: 600 Euro

Vendi i parë: 800 Euro

Kategoria “We too”:

Vendi i tretë: 300 Euro

Vendi i dytë: 400 Euro

Vendi i parë: 500 Euro.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV