Kriza energjitike/ Peleshi: Në këtë situatë opozita nuk mund të kërkoj rritje pagash dhe pensionesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, shprehet se “kriza energjetike që ka filluar të prekë ekonominë botërore, nuk vjen për mirë”. Sipas tij, “ajo do të prekë financat tona dhe kjo nuk është as në dorën e qeverisë, as në dorën e opozitës shqiptare”. “Kryeministri ka garantuar se menaxhimi i krizës do të bëhet me mjete dhe burime që nuk prekin çmimin e energjisë për konsumatorët dhe bizneset. Opozita nuk mund të pretendojë më tepër se kaq. Premtimet për dyfishim pagash, trefishim pensionesh, katërfishim subvencionesh apo zerim taksash, mbeten lojë populiste dhe spekulim. Si mund të rriten shpenzimet për paga, pensione, subvencione duke i ulur të ardhurat nga tatim-taksat në buxhet? Populistët nuk i përgjigjen asnjëherë pyetjes: “Si do ta bëni?”, por i përgjigjen me zell pyetjes: “Çfarë do të bëni?”. Veçse, çfarë duhet të bëjmë sot në Shqipëri nuk është rritja e pagave dhe pensioneve me urdhrin e peshkut, por është një politikë afatgjatë për rritjen e produktivitetit”, sqaron Peleshi në rrjetet sociale. Peleshi ka bërë një krahësim me vendet e tjera të rajonit sa i takon një të punësuari të përkthyer në produkt të brendshëm bruto. “E thënë thjesht, sa prodhojmë me burimet që kemi në dispozicion. Në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015,(ndjesë për mungesën e të dhënave më të freskëta) në Shqipëri, një i punësuar prodhonte në vit mesatarisht 28.300 euro produkt të brendshëm bruto (GDP). Ndërkohë, në të njëjtin vit, një i punësuar në Bullgari prodhonte 40.000 euro GDP, në Kroaci 54.000, në Estoni 56.000 dhe në BE mesatarisht 81.000 euro GDP. Rritja e produktivitetit nuk është çështje masash. Produktiviteti ka disa fjalë kyçe të tjera, të ndryshme nga ato që propozon opozita në paketat magjike. Këto fjalë nuk janë rroga, pensione, subvencione, përjashtime nga taksat. Fjalët kyçe që lidhen me politikën afatgjatë për rritjen e produktivitetit janë: DIJE, INOVACION, TEKNOLOGJI. Nëse një fermer përdor dijen, pra nëse këshillohet me specialistët e duhur dhe përdor teknologji të kohës, vlera e produkteve të fermës së tij do të disafishohet”, shton Peleshi. Sipas ministrit, “edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ne po rimodelojmë dijen në Akademi dhe Forcat e Armatosura, po investojmë në teknologji të reja dhe po ndërtojmë ekosistemin e inovacionit. Dija, inovacioni dhe teknologjia janë rruga. Të tjerat janë humbje kohe në një Shqipëri që nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur”.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

 

Të fundit

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV