Levandovski parashikon humbjen e radhës të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Levandovski ka pranuar se ishte i ndërgjegjshëm në çdo moment se gjyqtaria nuk do ta mbyllte ndeshjen Shqipëri-Poloni në momentin kur e ndërpreu sfidën për shkak të sjelljes së tifozëve. “E dinim që gjyqtari nuk do ta mbyllte ndeshjen dhe do të kthehej në fushë”, tha sulmuesi polak për TVP. “Sidomos pasi ne shënuam një gol dhe në fakt kishin mbetur 13-14 minuta deri në fund të sfidës, ndaj ishte një vendim i vështirë për të”, shpjegoi fillimisht ai. Fitorja minimale ndaj Shqipërisë sipas tij erdhi edhe për shkak se ekipi shqiptar bëri mirë mbulimin e emrave më të rrezikshëm të sulmit të përfaqësueses polake. “Mund të thuhet se bëmë minimumin, por gjithsesi e kryem detyrën. Kishim kontrollin në mes të fushës, vetëm rreth 20 metra nga porta e kundërshtarit nuk kishim shumë lojtarë tanët. Kishte gjithmonë dyluftime, nuk kishte hapësira, kishte gjithmonë 2-3 lojtarë afër”, shpjegoi ai arsyen pse kjo e sotmja ishte një fitore shumë e ngushtë e Polonisë ndaj kuqezinjve. Ai parashikon një disfatë të Shqipërisë edhe në ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë, ndaj mendon se Polonia duhet të përqendrohet te vendi i dytë. “Mendoj se anglezët nuk kanë se si humbin pikë, ndaj ne duhet të fokusohemi te puna jonë, ndeshjet tona. Duam të marrim 6 pikë dhe pastaj të shohim se ku na çojnë”, tha ai në përfundim të takimit.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV