Holokausti/ Revolta e të internuarve, shpërthen kampi i Sobibor-it në Poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 12 tetor të vitit 1943, në një ndër kampet e çfarosjes më të tmerrshme të Holokaustit, atë të Sobibor-it në Poloni, ndodhi revolta e famshme e të internuarve. Të udhëhequr nga Alexander Pechervsky, një ushtarak rus me origjinë hebreje, me qindra të internuar të këtij kampi, burra, gra, pleq, dhe fëmije, shkallmuan portat dhe u arratisën drejt pyjeve. Disa minuta më parë grupi i Pechervsky-t kishte vrarë në fshehtësi 11 oficerë të larë SS si dhe gjatë arratisjes plagosën rëndë komandantin e kampit..

Revolta e hebrenjve në kampet e vdekjes (Sobibor) ishte rasti i vetëm i një arratisje të suksesshme nga institucione të tilla naziste. Në 14 tetor kampi ka pasur 550 të burgosur. 80 persona u vranë duke u përpjekur për të shpëtuar, dhe rreth 170 gjermanë u kapën dhe u vranë gjatë kërkimeve.

Nga 300 të internuar që u arratisën, vetëm 58 prej tyre përfshi dhe Pechervsky-n mund të mbijetojnë deri pas luftës

Pas humbjes së Gjermanisë naziste në Sobibor shkoi një komision qeveritar polak. Nga gërmimet që janë kryer, ekspertët kanë gjetur gjurmë të shumta të krimeve dhe trupa të viktimave. Sot në vendin e kampit është një memorial dedikuar kujtimit të viktimave të Rajhut të Tretë.

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV