Vrau dy vëllezër, edhe Admir Tafilaj kërkon heqjen e burgut të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kapove të krimit në vend të cilët kanë fituar lirinë duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, është edhe një tjetër emër i njohur i krimit në vend që kërkon të aplikojë të njëjtën metodë. Bëhet fjalë për Admir Tafilin, djalin nga shkodran që për hakmarrje vrau dy vëllezërit e një ish-shefi policie, meqë e akuzonte si personin që i kishte vrarë të atin në një operacion policor. Po ndërsa kapot e bandës së Durrësit munden ta linin burgun, Tafilaj thuhet se nuk mund të aplikojë pasi ai nuk është aq i sjellshëm sa ishin kapot e bandës së Durrësit.

Admir Tafilaj ka kërkuar që të përdorë skemën e Indrit Dokles për të përfituar ulje dënimi, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Burrelit, raporton gazetarja Anila Hoxha për Top Channel. Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshëm dhe 22 vite për vrasje në tentativë kundër ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi. Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si ‘grupi tritoli’. Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinen për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje. Pine në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Teksa sa i përket rastit Dokle, ai u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Ai gjithashtu  ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Avokati i Dokles ishte shprehur se gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa të njëjtin pretekst ka përdorur edhe Tafilaj, kërkesa këto që janë rrëzuar dhe ka pasur disa arsye nga gjykata e Burrelit.

Lexo edhe :  Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Thuhet se Drejtoria e Burgjeve kundërshtoi në gjykatë me argumentin se atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV