“Autochthonous”/ Shtatë vjet nga droni në Beograd (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14 tetori është një ditë që nuk harrohet lehtë për shqiptarët. Shtatë vite më parë një flamur me shkrimin “Autochthonous” fluturoi në mes të stadiumit të Beogradit, duke ndërprerë ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Ndërprerja ishte paralajmëruar para ndeshjes, kur tifozët serbë fërshëllyen himnin shqiptar.Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.
Arbitri anglez Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të gjykonte në atë lloj trysnie, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarët serbë që gjendeshin aty. Në minutën e 42′ në qiellin e Beogradit, sipër tifozëve, valëvitet një dron ku dallohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”. Një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e Shqipërisë vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga shkallët e stadiumit zbriten tifozët serbë për tu konfrontuar me lojtarët shqiptarë. Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa lojtarët shqiptarë hynë në dhomat e zhveshjes. Në kushte të tilla ndeshja u ndërpre! Zhvillimi ndeshjes Serbi – Shqipëri pastaj u zhvillua në dyert e gjykatave.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshja të shkonte në favor të Serbisë, ndërsa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të vitit 2015, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, “Ballisti”.Mrekullia ndodhi në Yerevan: Ndeshja Armeni – Shqipëri përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Shqipëria për herë të parë arriti të kualifikohej në kampionatin Europian, falë edhe 3 pikëve në atë që ndodhi në Beograd.

Të fundit

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta...

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa,...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës drejt Italisë

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë,...

Sekuestrohet vila në Durrës, dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit konfiskoi dy pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV