“Shkatërroi demokracinë e PD”/ Mark Marku: Po u rikthye Berisha në PD, do humbin përjetësisht pushtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku e ka cilësuar përplasjen e fundit politike mes kryedemokratit Basha dhe ish-kryeministrit Berisha, një çështje “pronësie” për partinë.

I ftuar në emisionin Opinion, Marku thotë se kjo lëvizje e ish-kryeministrit ka filluar sepse Basha mori një vendim që cënonte interesat e Berishës.

Për ish-deputetin demokrat, nëse Berisha rikthehet në krye të PD-së, atëhrë partia do të humasë përjetësisht pushtetin.

“Disa gjëra të qarta. Kjo lëvizje nuk ka lindur për demokracinë, pasi Berisha ka shkatërruar demokracinë në PD. Sali Berisha është iniciator i prishjes së demokracisë. Ka bërë një parti postkomuniste. Duhet të shkojmë tek gjëja bazë. Pse nisi kjo lëvizje, sepse Basha mori një vendim që cënonte interesat e Berishës. Pse nuk e ngriti çështjen e demokratizimit Berisha përpara këtij vendimi. Nuk po diskutohet për PD, por për çështje pronësie. Deri tani pronari real ka qenë Sali Berisha. Pas 2013-ës, Berisha dha dorëheqjen, ka mbajtur pronësinë duke caktuar një administrator. Në një moment që administratori bëhet pronar. Unë mendoj që kështu si vepron Berisha, po bën dëm për PD. Ne kemi 30 vjet me Berishën.

Dhe ai shfaqet si opsion për të ardhmen, të qëndrojë dhe për 10-15 vite në politikë. Ajo parti që do sakrifikohet për Berishën, a do dalë për qeveri. Problemi i Lulzim Bashës dhe në këtë moment, është ky, duke qëndruar statik, që të zgjidhet problemi i PD-së, Lulzim Basha duhet të bëjë disa lëvizje. Në momentin që Basha mori përgjegjësinë reale, në këtë rast, mendoi se do të duhet të justifikojë. Shoqëria shqiptare kërkon argument, Basha duhet të dalë të shpjegojë. Kjo lëvizje në çdo rast e shkatërron PD-në. Mos bëjmë sikur lëvizja, le të jenë 200 mijë, do kthejnë Berishën në krye të PD-së, do humbin përjetësisht pushtetin. Basha duhet të dalë me një koncept të ri për opozitarizmin. Ka përçarje” – tha Marku.

Të fundit

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV