Basha takohet me Kim dhe përfaqësues të senatit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua ditën e djeshme në selinë blu me delegacionin e Senatit Amerikan ku kanë dikutuar për demokracinë në vend, procesin e integrimit dhe njohjen e Kosovës.

 

Kreu demokrat, Lulzim Basha, priti në një takim këtë të enjte një delegacion nga Senati Amerikan. Pas takimit, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se tre ishin çështjet e diskutuara: Rikthimi i demokracisë në vend, njohja e Kosovës dhe procesi i integrimit europian. Këtë e ka bërë të ditur kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat. Sipas tij, me delegacionin amerikan u diskutuar lidhur me udhëkryqin që ndodhet Shqipëria pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e opozitës në Parlament. Basha tha se përmes SHBA-së, duhet të krijohet një klimë e mirë investimesh në Shqipëri që të përfitojnë qytetarët përmes vendeve të punës apo dhe mundësive të tjera.

Pikat e diskutimit

Ashtu siç ka bërë të ditur kreu i demokratëve Lulzim Basha, delegacioni nga Senati Amerikan është ndalur në çështjen e demokracisë duke e lidhur atë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se duhet të ndështohen politikanët dhe të ndihmohet i pamunduri. “Njëra nga çështjet ishte me demokracinë shqiptare, udhëkryqi që ndodhet aktualisht vendi pas masakrës së 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në Parlament, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit. Sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen zgjedhjet, nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh ku do të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të fundit”, tha Basha pas takimit me Senatin Amerikan në një deklaratë për median. Rajoni ka qenë një tjetër temë diskutimi mes Bashës dhe delegacionit të Senatit Amerikan. “Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, në veçanti me situatën e provokuar me planin e ringjalljes serbe, përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike amerikane. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe sovranitetin e Kosovës, dhe njohjes reciproke si guri i fundit i stabilitetit të rajonit. Miqtë u interesuan dhe përsa i përket procesit të integrimit europian, të cilin e mbështesin plotësisht, dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës”, tha Basha.

Të fundit

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

Lajme të tjera

Web TV