“Mik i shqiptarëve”/ Ja kush është diplomati amerikan që pritet të emërohet ambasador në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nominimi i diplomatit, Christopher Hill, për ambasador të ri amerikan në Serbi, është një sinjal se presidenti amerikan, Joe Biden, po dërgon në këtë vend një njeri të besueshëm, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiç.

Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990.

Vujaçiç ka qenë ambasador i Serbisë në Uashington në periudhën 2002 deri më 2009. Ai thotë se presidenti amerikan mbase ka vendosur që të emërojë në poste diplomatike njerëz me të cilët ka bashkëpunuar derisa kryente funksionin e kreut të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Duke folur për faktin se Christopher Hill është nominuar në këtë pozitë para se Godfreyt t’i skadojë mandati, ish-ambasadori serb Vujaçiç vlerëson se kjo është bërë për shkak të procedurave në Senat, duke pasur parasysh se, siç thotë ai, republikanët po sabotojnë emërimin e atyre që përzgjidhen nga ana e demokratëve.

“Unë mendoj se kjo është bërë në mënyrë që të vihet në rend të ditës në një kohë të përshtatshme kur do të mund të arrihej një marrëveshje me republikanët për miratimin e nominimeve“, thotë Vujaçiç.

Christoher Hill konsiderohet të jetë një ekspert i mirë për çështjet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Në dhjetor të vitit 2020, në konferencën “Trashëgimia e Paqes – 25 vjet nga Marrëveshja e Paqes Dejton -Paris”, ai pati thënë se Marrëveshja e Dejtonit – qëllimi i së cilës ka qenë ndalja e luftës – ka rezultuar me disa zgjidhje politike që nuk funksionojnë.

Siç pati thënë ai, nëse do të pyetej tani, do të këmbëngulte në krijimin e “qeverisjeve racionale” duke respektuar plotësisht standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Lexo edhe :  Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse...

Diplomati Hill gjithashtu ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Ai punoi në Shkup si diplomat nga viti 1996 deri më 1999. Që nga dhjetori i vitit 1993 Shtetet e Bashkuara kishin një zyrë ndërlidhëse në atë vend ndërsa marrëdhëniet diplomatike u vendosën zyrtarisht më 13 shtator 1995.

Për përvojat e tij diplomatike, Hill pati shkruar një libër të titulluar “Outpost: A Diplomat at Work” i cili u botua në vitin 2015.

Në to, ai kujton kohën kur kishte shkuar në Maqedoninë e atëhershme, për të cilën, siç thotë ai, përdorej shkurtesa absurde “IRJM” (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). Sipas tij, ky emërim ishte ofendues për qytetarët e Maqedonisë.

“Unë nuk mund të shkoja vërdallë dhe ta quaja vendin IRJM. Askush në Maqedoni nuk kishte ndërmend të ndryshonte emrin e vendit të tyre për shkak të kërkesës së Greqisë. Prandaj fillova të them ‘vendi yt’ ose ‘vendi yt i bukur’ në vend të IRJM -së. Njerëzve u pëlqeu kjo në fillim, por më pas ata filluan të më pyesin: ‘Mirë, ambasador, ne jemi të kënaqur që mendoni se vendi ynë është i mrekullueshëm, por a do të donit të na thoni si quhet ai vend i mrekullueshëm? Disa muaj më vonë, fillova ta quaja vendin Maqedoni”, shkruan Hill.

Në maj të vitit 1998, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e emëroi atë të dërguar për Kosovën, dhe gjatë ushtrimit të këtij funksioni ai pati shumë takime me udhëheqësit e atëhershëm shqiptarë të Kosovës.

“Shqiptarët kishin një qëllim – të detyronin NATO-n, pra Shtetet e Bashkuara, të ndërhynin ushtarakisht në Kosovë. Ky konflikt me intensitet të ulët u shndërrua në një konflikt me një nivel të ulët inteligjence. Ndaj provokimeve të vogla, serbët do të hakmerreshin brutalisht me forcën e tyre, të cilat më vonë do të dokumentoheshin tërësisht dhe do të përdoreshin për të fituar simpatinë e botës për viktimat e Kosovës. Me intensifikimin e sulmeve u rrit edhe presioni për të bërë diçka”, shkruante Hill në librin e tij./REL

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV