“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në Astir sakrifikoi jetën për të birin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjeçare Hava Osmënaj.

Kjo e fundit mbeti viktimë e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm. Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kishte pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Përveç banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e të shtunës rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në çaste paniku, u hodhën nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

Të fundit

Rrezikonin të mbyteshin në liqen, shpëtohen babë e bir

Policia Kufitare në Liqenin e Pogradecit shpëtoi dy shtetas, babë e bir, të cilët nuk po mundeshin dot të...

Pjerin Ndreu paralajmëron vendimin e bujshëm/ Shëngjini mund të quhet “Willson”

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar marrjen e një vendimi të bujshëm, për të ndryshuar emrin e qytezës turistike të Shëngjinit. Ai...

“Je ujk i veshur si diplomat!”/ Tensione mes Iranit dhe Izraeliti edhe në OKB

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar...

Sulmi i hakerave në Bashkinë Tiranë, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Hakerat iranianë sulmuan ditën e sotme faqen e Bashkisë së Tiranës, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Grupi i hakerave “Homeland Justice” pranoi se fshihet...

Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një...

Lajme të tjera

Web TV