“Ja pse prokurorët e gjykatësit dështuan në përpjekjet për të luftuar krimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Hajdari deklaroi sonte se ligji antimafia dështoi.

Hajdari sqaroi se prokurorët e gjykatësit nuk sekuestruan pasuri të paligjshme, por nxorën gjithë pasurinë e të dënuarve për krime të rënda si të ligjshme.

Ish-prokurori, i ftuar në “News 24”,  theksoi se prokurorwt dhe gjykatësit mund tw kwnw marrw para ose kanë bërë lojëra politike.

“Për të qenë të sinqertë, krimi i organizuar, nëse nuk i krijohen kushte, lehtësira edhe nga politika, nuk mund të lulëzoj. Unë kam punuar në Prokurori gjatë dhe kam punuar edhe në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar. Unë shpresoj që këtë herë të jetë nisur mirë.

Ligji antimafia dështoi, sepse janë hetuar pasuritë dhe kanë dalë të ligjshme. Ai ishte një dështim spektakolar i Prokurorisë dhe Gjykatës. Mund të jetë e vërtetë që mund të jenë marrë para ose kanë bërë lojëra politike. Ne kemi shkuar në shkatërrim total thuajse të ndjekjes penale. Inicimi i këtij akti normativ, është se merren vetëm me pasurinë e atyre që janë dënuar”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari nënvizoi se qeveria ka marrë një iniciativë të mirë, kurse shtoi se kjo iniciativë duhet të shikohet me vigjilencë.

“Unë mendoj se qeveria ka marrë një iniciativë të mirë. Nëse do të shikojmë se tolerohen njerëz që kanë lidhje me qeverinë, ne duhet të jemi vigjilent. Në rast të kundërt, kjo është për t’u përshëndetur. Nga këtu fillohet për të shkuar atje ku publiku dëshiron. Do të flasin këta njerëz”, deklaroi Hajdari.

Të fundit

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë të ndezur nga tensionet fetare,...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Lajme të tjera

Web TV