Rama-prokurorëve: Mos merrni vendime kriminale duke pushuar çështjet për zjarrvënësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga qyteti i Tepelenës kishte një apel për të gjitha ata persona që tentojnë të djegin pyjet dhe pasuritë e vendit. Ai tha se këta persona duhet të dënohen sipas ligjit, madje kritikoi edhe prokurorët, të cilët sipas tij kanë dhënë vendime absurde duke mos nisur asnjë hetim për personat përgjegjës.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kujdesemi, në mënyrë që pyjet tona të mos preken nga zjarret siç po ndodh me vendet përreth Shqipërisë.

“Për për ata që djegin pyjet… Është meritë e madhe e Policisë së Shtetit dhe unë dua t’i falenderoj edhe publikisht, i kam falenderuar jo publikisht, që kanë arrestuar disa nga autorët e djegies së pyjeve për të cilët Kodi Penal parashikon burgosje të gjata dhe nga ana tjetër, dua t’i bëj një thirrje prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, që kanë shpallur në mënyrë edhe më kriminale sesa ata që kanë djegur pyjet, pushime çështjesh, mosfillime çështjesh për djegie pyjesh që të mos harrojnë fëmijët e tyre, të mos harrojnë fëmijët e fëmijëve të tyre dhe të mos harrojnë as gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre që kanë mbjellë ato pemë dhe që kanë bërë që ato pemë të shtohen, kur marrin përsipër vendime të tilla kriminale për mosfillimin e çështjes për këta kriminelë që duhet të shkojnë në burg dhe duhet të rrinë gjatë në burg sepse me një shkrepse që vjen vetëm nga një kotësi kriminale, djegin pasuri të tëra të vendit dhe nuk dua në asnjë mënyrë që në Shqipëri të ndodhë siç po ndodh në disa vende rreth e rrotull që po digjen e po përvëlohen nga zjarrvënia e papërgjegjshme, ndërkohë që për këtë arsye ne e kemi bërë këtë ndryshim në Kodin Penal.Ka një nen në Kodin Penal që është zjarri, vendosja e zjarrit në pyeje, që është shumë i qartë”, tha Rama

Të fundit

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

Lajme të tjera

Web TV