Nikolla uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik: Nuk do të jetë e lehtë, por kam besim se do të fitojmë çdo betejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindër, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Ajo u shpreh se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, studentë dhe pedagogë do të fitojnë çdo betejë të këtij viti.

Mesazhi i plotë i Lindita Nikollës:

Të dashur studentë, pedagogë e prindër, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!

Të fundit

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur...

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla...

100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e...

Masakra e 15 korrikut 1927 në Vjenë, kur përplasja politike u kthye në gjakderdhje

Më 15 korrik 1927, Vjena u trondit nga një ngjarje tragjike që la pas vetes 90 protestues të vrarë, rreth 600 të plagosur, si...

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet Njoftimi i Policisë Specialistët e Stacionit të...

Lajme të tjera

Web TV