Ish-Missi: Në Shqipëri femrat lindin me etiketimin k**vë, bën apo nuk bën gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë dhe obstetër dhe gjinekologë britanikë, ka publikuar një apel në “British Medical Journal” për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërise, pasi kjo e fundit nuk ekziston.

Madje bëjnë apel që të ndalohen edhe vizitat invazive dhe joshkencore që synojnë verifikimin e himenit. Madje apelit të gjinekologëve anglezë iu është përgjigjur profesoresha italiane Eugenia Tognotti, lektore e Historisë së Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Sassarit, letra e së cilës rindërton origjinën historike të një miti.

“Virgjëria nuk është një term mjekësor” dhe “nuk e gjen në traktatet e anatomisë” – thotë ajo, e cila shton: Është një konstrukt shoqëror. Në Mesjetë prova e vetme jo e saktë e virgjërisë së grave ishte besimi që hera e parë shoqërohej me gjakderdhje.

Kjo temë kaq e diskutuar në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Në studio ishte e ftuar ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, e cila tha se ky lloj artikulli është i vonuar.

Sipas saj, në zonat rurale është një fenomen që ekziston, por që asaj nuk i ka rastisur që të ketë pasur përballë njerëz që e kanë problem çështjen e virgjërisë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për virgjërinë, por edhe raportet që një vajzë mund të ketë. Femrat lindin me etiketimin k*rvë, bën apo nuk bën gjë, ajo e ka në xhep këtë etiketim. Edhe në ambiente si Tirana, ku gjasme ka emancipim, është ajo “arma” që shoqëria patriarkale e përdor”, tha ajo.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV