Kushtetusja rikthen për shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka rikthyer shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Seanca do të zhvillohet me datë 2 nëntor, në orën 10:00.

VENDIMI

“Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja nr. 7 (S) 2019 e Regjistrit Themeltar me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.

Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).

Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese,

V E N D O S I:

– Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.

Lexo edhe :  Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit/ Rama: Do të zhvillojnë zonën

– Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

– Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

– Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues”, njofton Kushtetuesja.

Të fundit

Porosisin 14 mijë KILOGRAMË në ditë, qytëtarët e këtij VENDI të “çmendur” pas PICËS!

Italia ka 40,000 piceri, 10% e të cilave janë në rajonin e Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli,...

Planet e Princit William/ Rolet e rëndësishme që do t’u japë dy anëtarëve të familjes

Princi William tashmë po bën plane për rolin e tij të ardhshëm. Mbreti Karli III mund të mos largohet ende si monark, por pasardhësi i tij...

Neda Balluku rrëfen marrëdhënien me Arbër Hajdarin

Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për...

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! Ky APLIKACION po ia merr “FRONIN”

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Biden u jep lamtumirën amerikanëve: Oligarkët kanë marrë pushtetin, SHBA të bëjë kujdes

Karrierën politike prej gjysmë shekulli, presidenti amerikan Joe Biden e mbylli të mërkurën me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, teksa përpiqet të...

Lajme të tjera

Web TV