“Shpërthen” debati në PE, kryeministri polak akuzon BE-në për shantazh! Von der Leyen: Po minoni vlerat tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian se po ushtron shantazh ndaj Polonisë duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj saj. Morawiecki debatoi ashpër me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursuala von der leyen. Ky debat në Parlamenti Evropian erdhi për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE-së.

“Shantazhi nuk duhet të jetë një metodë e politikës,” tha Morawiecki.
Von der Leyen tha se do u kundërpërgjigjej vendimeve të Polonisë dhe nuk të lejojë që ajo të minojë vlerat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Morawiecki BE -në se po tejkalon fuqinë e saj.

“Komisioni Evropian do t’i përgjigjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë. Ne nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të rrezikohen. Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian.”, tha Von der Leyen.

Sipas disa sondazheve të kryera, polakët mbështesin qëndrimin e vendit në BE, prandaj dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Poloni, pasi janë të shqetësuar se kundërshtimi i qeverisë ndaj unionit, mund të sjell largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian.

Çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese?

Më datë 7 tetor Gjykata Kushtetuese e Polonisë mori vendimin që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore. Sipas Gjykatës Kushtetuese disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Për këtë arsye, sipas saj gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Masat që pritet të marrë Von der Leyen ndaj Polonisë

Lexo edhe :  58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Sipas, von Der Leyen janë tre opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë.

1.Hapja e procedurave ligjore për shkeljen që ka bërë Gjykata Kushtetuese me marrjen e vendimit.

2. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

3. Polonisë ti hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ende nuk ka miratuar fondin prej 57 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID. Ky fond nuk do t’i miratohet derisa mosmarrëveshja mes BE-së dhe Polonisë të zgjidhet.

Të fundit

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi, rreth orës 22:00....

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç...

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave...

Lajme të tjera

Web TV