Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Balla tha se ai shpreson se kjo të ndodhë para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.
“Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj, rezultatet janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhorance mbetet i palëkundur. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen e zgjatjes së afateve të vettingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën”, tha Balla.