Squid Game histori suksesi/ Netflix: Do të vlejë gati 900 mln dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netflix vlerëson se seriali i famshëm Squid Game do të krijojë thuajse 900 milionë dollarë në vlerë për kompaninë, sipas shifrave të publikuara nga Bloomberg

Squid Game mund të shndërrohet në një minierë ari për Netflix. Seria televizive e momentit ka pasur një sukses të tillë (dhe jo pa probleme) sa ka rizgjuar interesin drejt botës koreanojugore dhe ka frymëzuar krijimin e një videoloje. Përtej ndikimit kulturor dhe emocional te përdoruesit është interesante të kuptojmë edhe efektin ekonomik për shërbimin streaming.

Në këtë rast na vijnë në ndihmë dokumentet e rezervuara të publikuara nga Bloomberg – vlera ekonomike e serialit është vlerësuar nga vetë Netflix në thuajse 900 milionë dollarë. Kjo shifër merr njëfarë kuptimi kur për realizimin e gjithë serialit janë shpenzuar 21.4 milionë dollarë në total, mesatarisht 2.4 milionë për një seri. Shifrat i referohen vetëm sezonit të parë, të cilat janë marrë nga një dokument që ilustron parametrat e performancës së Netflix për serialin.

Shifrat e suksesit

Këtu duhet bërë një saktësim – shifrat e publikuara nga e përditshmja ekonomike nuk përfaqësojnë vlerën e shitjeve që lidhen me serialin televiziv, por vetëm një shifër të suksesit në lidhje me përdoruesit që e kanë parë. Këto shifra Netflix priret t’i mbajë për vete. Në 23 ditët e para që kur nisi transmetimin, më 17 shtator, janë rreth 132 milionë persona që kanë parë të paktën dy minuta të kësaj serie.

Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm të serialit Bridgerton. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e brendshëm, të rezervuar, 89% e shikuesve kanë parë të paktën 75 minuta të serialit (më shumë se një seri), ndërkohë 66% shikues ose 87 milionë persona mendohet se e kanë përfunduar në 23 ditët e para.
Në total, njerëzit kanë kaluar më shumë se 1.4 miliardë orë duke parë serialin, i cili është realizuar nga Siren Pictures.

Lexo edhe :  Vetëm 4 ditë punë në javë! Dubai ndryshon orarin në sektorin publik gjatë verës

Spektaklet në gjuhë të huaja (jo angleze) vijojnë të jenë më të ndjekurat në platformën streaming. Kompania amerikane thotë se në tre muaj, deri më 30 shtator, janë regjistruar 4.4 milionë përdorues, thuajse dyfishi krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Vitet e fundit, Netflix është përqendruar shumë në rritjen ndërkombëtare, duke investuar në programe në gjuhë të huaja si Money Heist. Shoqëria deklaroi në fillim të këtij viti se parashikon të shpenzojë 500 milionë dollarë për të krijuar përmbajtje në Korenë e Jugut, ku numri i abonentëve me pagesë arriti 3.8 milionë në fund të vitit të kaluar.

Burimi:  Monitor

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV