Sekuestrohen ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-i në Durrës/ Në pranga 4 persona, mes tyre 2 doganier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi medikamentesh dhe testesh të shpejta për koronavirusin u sekuestruan këtë të enjte në Durrës.

Në operacionin policor të koduar “Porosia”, efektivët kanë ndaluar në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues 35-vjeçarin me iniciale G. K. dhe pronar 57-vjeçarin me iniciale B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, njofton policia.

Të dy shtetasit nga Kosova jetojnë në Londër dhe nuk dihet se ku po i dërgonin barnat.

Hetimet kanë zbuluar dhe dy doganierë, si të përfshirë në kontrabandën e këtyre produkteve. 58-vjeçari me iniciale A.T. dhe 52-vjeçari me iniciale E. Sh., 52 vjeç dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Katër të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Të fundit

‘Jam në hall të madh’,pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani...

Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në...

Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis dhe gjithashtu i...

Santorini nën pushtetin e tërmeteve, shtohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos. Një tërmet i lehtë me magnitudë...

“350 euro janë mjaftueshëm për jetesë”/‘Plasin’ akuzat në RMV ndaj kryeministrit Mickoski

Kritika dhe komente ironike nxitën deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, i cili tha se 350 euro në muaj janë të...

Lajme të tjera

Web TV