Përgjysmimi i autobusëve në Tiranë, Shoqata e Transportit takim me ministren Balluku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Shoqata e Transportit ka përgjysmuar flotën e autobusëve, përfaqësues të saj po zhvillojnë një takim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ku po diskutohet mbi situatën në këtë sektor.

“Takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas, për të diskutuar e gjetur zgjidhje sa i takon problematikave dhe kërkesave të tyre, duke pasur gjithmonë në fokus rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Balluku.

Prej ditësh linjat urbane në Tiranë, po funksionojnë me gjysmë kapaciteti. Që pas daljes nga karantina në vitin e kaluar shoqatat e transportit gjatë protestave të zhvilluara kërkuan heqje akcize, ulje TVSH-je dhe rimbursim për personat që përfitojnë transportin falas. Teksa ka kaluar më shume se 1 vit pa u plotësuar, shoqëritë i kanë shtuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro.

Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro. Në rast se shteti e ka të pamundur të heq akcizën kompanitë kërkojnë heqje të taksës së qarkullimit që është 24 lekë për litër, dhe heqja e saj i kushton arkës së shtetit rreth 2 milionë euro në vit.

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV