Situata e përkeqësuar, por nuk ka ndryshim masash, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Miratohet doza e tretë, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vendimet në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19 në vend. Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, indikatorët monitorues të kësaj situate mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel si dy javë më parë dhe ndonëse ka një përkeqësim të lehtë nuk do ketë ndryshim masash.

Fico: Mbledhja e sotme kur situata globale është përkeqësuar ndjeshëm sa i përket infektimeve. Incidenca dyjavore në Shqipëri është 222 për 100 mijë banorë. ka një rritje të rasteve aktive totale.
Nr i bashkive të prekura është rritur dhe ka shkaur në 48. Raporti meshkuj femra 48-52%. 157 të shtruar në javë mesatarja. Mesatarja dy javore e rasteve të rënda është 20. Raporti i numrit të fataliteve me rastet e infektuara është 1.6%.
Vijon procesi i vaksinimit.
Vaksinimi në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë grupet e përcaktuara, në fokus studentët të cilëve iu bëjmë thirrje të vaksinohen.
E rëndësishme mbajtja e maskës dhe respektimi i masave.
Rakacolli: Edhe në këtë fazë prioritet mbetet vaksinimi.
Bino: Procesi i vaksinimit vazhdon. në vend kanë ardhur mbi 2.2 mln vaksina. janë krijuar mbi 1.8 mln vaksinime dhe 900 mijë me dozat e para. Rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet përdorimit të vaksinës coronavac. Nga pikëpamja e grupmoshave vërejmë një rritje të grupmoshës nga 18-25 vjeç pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët në këtë grupmoshë. Ne iu bëjmë apel të gjithë të rinjve të vaksinohen. Vaksina është e sigurt për ta, parandalon në një farë mënyrë dhe transmetueshmërinë. Pavarësisht se janë të rinj dhe thonë se mund ta kalojnë lehtë covid, COVID nuk ka besë. COVID dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale, Gjirokastra, Tepelena. Bashki që kanë ecur mjaft mirë kohët e fundit është bashkia e Pukës.
Rakacolli: Duke u bazuar në analizën e situatës komiteti i ekspertëve mendon që me tjithë këtë përkeqësim niveli i masave shtrënguese mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen në zbatimin me rigorozitet të masave.
Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit.
Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.
Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me konsentin e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore.

Të fundit

‘Mos na lini peng të Saliut’, Balla thirrje Diasporës: Ja sa mandate synojmë të marrim

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të opozitës lidhur me kushtëzimin për të lejuar votimin e emigrantëve me...

“Populli nuk harron…”/ Çfarë ndodhi, komentuesit shpërthejnë ndaj Ledion Liços

Si pasojë, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, duke u rikthyer disa orë më vonë. Ky veprim ka...

Proda vlerëson punën e policisë në Elbasan dhe Korçë, kërkon përmirësime për vitin 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë...

Berisha në Gjermani/ Analisti: Non-grata nuk hiqet duke zhvilluar takime te CDU

Analisti Agim Baçi, ka komentuar faktin që kreu i PD Sali Berisha shtrëngoi duart me kandidatin për kancelar të Gjermanisë nga radhët e CDU-së...

FOTO/ Shfaqet në gjendje jo të mirë, çfarë ndodhi me Megi Pojanin?

Moderatorja Megi Pojani ka publikuar disa fotografi shqetësuese në Instagramin e saj. Megi ka postuar fotografi ku shihet se fytyra e saj është shumë e...

Lajme të tjera

Web TV