“E kemi zgjatur pak si shumë, por…”/ Graniti sqaron Fifin, këngëtarja bën gati valixhet për të dalë nga shtëpia (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në javën e parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Fifi shprehu hapur pëlqimin që ka për Granit Canën. Afrimitetin e dyshes e vunë re të gjithë banorët e tjerë, por mendonin se mes tyre nuk mund të ketë më shumë se shoqëri.

Kjo sepse sipas tyre ish-futbollisti nuk e shihte me të njëjtin sy këngëtaren. Fifi nga ana tjetër diskutonte dita-ditës se si do ta puthte Granitin, por gjërat mes tyre kanë marrë një drejtim tjetër.

Mbrëmjen e djeshme, Graniti i vendosi pikat mbi “i” këtij muhabeti. Teksa ishin në dhomën e gjumit duke diskutuar me Ilir Shaqirin dhe Sabianin, Cana nisi t’i fliste Fifit për ndjenjat e tij. Ai i tha se e do shumë si person, por nuk mund ta shohë dot më shumë se kaq. Për këtë arsye nuk dëshiron që të vazhdojnë aludimet se mes tyre mund të lindë një histori dashurie.

 Këtë deklaratë këngëtarja nuk e ka pritur aspak mirë dhe menjëherë pas bisedës, vendosi që të mos komunikonte më fare me Canën. Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…

Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.

Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok.

Granit Cana: Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet)

Ilir Shaqiri: Më mirë kështu, sesa ta kishe zgjat këtë muhabet. Po ta them troç që duhet të kishe pasur pak më shumë kujdes si je shpreh. Që ‘unë ndjej për ty, por si motër’. Më mirë të kishe nejt një hap më mrapa se sa shkove dhe u barazove me hapat e saj. Se edhe për atë do të kishte qenë më e lehtë sot me kapërdi gjonat.

Lexo edhe :  Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Big Brother dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm

Granit Cana: Unë tu pas parasysh që do lëndohet ajo edhe…

Ilir Shaqiri: Më mirë të lëndohet tani, apo pas një muaji tjetër? Është më mirë që gjërat kur nuk janë të ndërpriten. Ajo në njfarë mënyre e priste, sepse thoshte trageti im është akoma mes detit. Duhet me fol më shumë me Fifin tani. Nuk është kollaj. Që ti i pëlqen fizikisht Fifit si mashkull, nuk ka diskutim. Problemi është që ti nuk e ke parë Fifin ndonjëherë për lidhje ose për të fejume, si i thoni ju për vajzë me e pas në krah. Më vjen shumë keq si për ty, si për atë. Ti se e vun, ajo se po e vun dy herë më shumë se ka pas iluzionet e veta.

Pas debatit, Cana doli jashtë në oborr për të marrë ajër e për t’u qetësuar, sepse nuk u ndje mirë për mënyrën se si e priti këtë deklaratë Fifi. Aty nisi të fliste me Semin, Kledin dhe Donaldin.

Granit Cana: Ia thash që e du shumë si person edhe u prek shumë.

Semi Jaupaj: S’ke pse ndihesh ti fajtor për këtë.

Pas kësaj përgjigjeje, Graniti u shfaq i shqetësuar, sepse Fifin e kapi ankthi. Për më tepër, ajo tentoi të bënte gati valixhet për t’i dhënë fund kësaj eksperience, por ishte Iliri ai që u mundua ta qetësonte.

Të fundit

Graciano i jep informacion nga jashtë Romeos? Ja çfarë i tha balerini

Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’,...

Ten Hag flet pas humbjes turpëruese: “Do të vazhdoj luftën, e kisha përgatitur skuadrën”

Manchester United pësoi një humbje turpëruese në transfertë ndaj Crytal Palace me “Djajtë e Kuq” që u mposhtën me rezultatin e thellë, 4-0. Pas...

Edi Rama foli qartë, shqip dhe prerë

Nga Artur Ajazi Kryeministri Rama, ka mbajtur para ministrave dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fjalimin e tij programatik mbi “Shqipërinë e vitit 2030”. Në...

Putin betohet si president i Rusisë për herë të pestë

Presidenti rus Vladimir Putin u betua për një mandat të ri gjashtëvjeçar të martën në një ceremoni që u bojkotua nga SHBA dhe një...

Rama ia thotë në sy ministrave: S’do të keni më akses te tenderat publikë!

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se ministrat e kabinetit të tij qeveritar nuk do të kenë më punë me...

Lajme të tjera

Web TV