Zbulohet “qyteti i artë” në lumin e mbushur me krokodilë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “qytet i artë”, plot me thesare, i cili për shekuj me radhë ka nxitur fantazinë e mijëra njerëzve dhe eksploruesve mendohet të jetë gjetur së fundmi në Sumatra.

Prej 5 vitesh, peshkatarët që kanë eksploruar lumin Musi në Palembang kanë nxjerrë pasuri të vërteta me rrjetat e tyre, ku përfshihen gurë të çmuar, objekte ari dhe statuja të mëdha.

Një nga gjetjet më mahnitëse është një statujë e Budës që mendohet se i përket shekullit të tetë, e zbukuruar e gjitha me gurë të çmuar, e cila mendohet se vlen miliona dollarë.

Artefaktet mendohet se i përkasin civilizimit Srivijaya, një mbretëri e fuqishme mes shekujve 7-13, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme një shekull më vonë.

Eksploratori britanik, Sean Kingsley tregon se eksploratorë të shumtë u vunë në kërkim të qytetërimit Srivijaya për vite me radhë nga Tajlanda në Indi, por nuk patën fat të binin në gjurmët e tij.

Sumatra është cilësuar në kohët e lashta si “ishulli i arit” për shkak se ishte i pasur me depozita ari dhe burime natyrore si dhe ishte një pikë e hershme për tregtinë në Azinë Juglindore.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV