E vrau për të fshehur lidhjen paralele? Detaje të reja nga krimi që tronditi Greqinë: Zbulohet lidhja e pilotit grek me një 16-vjeçare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi në Glyka Nera, ku piloti 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos ekzekutoi gruan e tij Caroline Crouch në sytë e foshnjës së tyre.

Sipas mediave greke, piloti kishte konflikte të vazhdueshme në familje me bashkëshorten e tij, për shkak se ajo kishte dyshime të arsyeshme se ai e tradhtonte.

Këto të dhëna ajo ia kishte rrëfyer dhe psikologes së saj, e cila ishte munduar ta këshillonte dhe qetësonte për të shpëtuar martesën e saj.

Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos , folën për mediat greke dhe vunë në dukje se asnjëri prej tyre nuk beson se vrasësi kishte një lidhje paralele, duke u shprehur se “ishte i pasionuar pas Caroline. Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë. Ai nuk do të vriste një grua për një tjetër.

Një tjetër shok i pilotit tha në emisionin “To Proino” se Babis kur ishte 23-vjeç, kishte pasur një lidhje me një vajzë të mitur 16-vjeçare.

“Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë 16-vjeçare për një vit. Tani vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues apo shtytës, por shumë i kujdesshëm. Nuk mund të besojmë se ai mund të jetë vrasës”, ka thënë shoku i pilotit.

 

 

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV