Njohje e patentave shqiptare edhe në Gjermani, Rama: Procesi në fazën e fundit të miratimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në dhomën e landeve të Gjermanisë. Kjo u bë e dikur nga Rama gjatë një replikimi që i ka bërë një qytetari që kishte komentuar në një postim për mjediset e reja të DPSHTRR në Fushë Prezë.

“Më mirë të ishin të shkatërruara nga jashtë dhe të forta nga brenda, sesa kështu, ku u bëni ambiente luksoze, por të mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo t’u japësh ushqim shpirtëror kokëbosheve që të ndjekin. Në fund të fundit nuk ke shumë faj. Ata që të kanë vënë dhe mbajnë aty ku je, kështu ta kërkojnë ta luash pjesën”, tha një komentues.

“Kush merr shërbime sot në institucionet e Drejtorisë së Transporteve e di mirë se nuk të mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse shërbimet kalojnë përmes sistemeve digjitale që nuk njohin as militantë as kushërinj! Dhe kaq e vërtetë është kjo, sa që e provon fakti që procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, gjë që as nuk mendohej dot deri disa vite më parë, sot është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë! Sharjet e përqeshjet nuk janë argumenta”, shkruan Rama.

Nga 12 korriku 2021 patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe marrëveshja mes dy vendeve do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit. Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta.

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Lajme të tjera

Web TV