E rëndë në Itali/ I ati i dhunonte, mamaja vret dy vajzat e mitura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Ansa.it shkruan se një grua ka vrarë dy vajzat e saj të mitura. Mësohet se vajzat ishin njëra 11 vjeç ndërsa tjetra 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Veronës, ndërkohë që shkaqet që e shtynë gruan të bënte këtë gjë ende nuk dihet se cilat janë. Pasi kreu aktin, nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa dhe ndodhet në kërkim, ndërsa policia u njoftua nga një i afërm, i cili kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve.

Gruaja dhe dy vajzat e saj qëndronin në një komunitet të vendosur nga Gjykata për shkak se ishin në proces gjyqësor, për shkak të dhunës nga babai. Prona, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Dy vajzat ishin larguar nga shtëpia e tyre me një dispozitë të Gjykatës për të Mitur pas sjelljes së dhunshme të babait të tyre, një burrë që dyshohet se kishte probleme me varësinë nga droga.

Nëna, aktualisht në kërkim dhe vajzat ishin vendosur në shtëpinë “Mamma Bambino” që në janar të vitit 2021. Në Verona ata kishin të afërm të tjerë. Magjistratura përgjegjëse për hetimet, prokurorja Maria Federica Ormanni, ka urdhëruar ndërkohë kryerjen e autopsisë për dy viktimat, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Të fundit

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Lajme të tjera

Web TV