Rindërtimi/ Ahmetaj: Nis shpërndarja e apartamenteve dhe njësive individuale, ja cilat kategori përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai tha se do të nis shpërndarja e apartamenteve dhe njësive individuale për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se disa kategori do t’i marrim ato direkt. Sipas Ahmetajt, kategoritë që përfitojnë nga shpërndarja direkte e apartamenteve dhe njësive individuale janë familjet në nevojë, gratë kryefamiljare dhe familjet e policëve të vrarë.

“Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla te rindertuara në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha ai.

Të fundit

Kryeministri i Katarit: Shansi i fundit për Gazën, dështimi nuk është një opsion

Marrëveshja e armëpushimit është “shansi i fundit për Gazën“, ka thënë kryeministri i Katarit, duke shtuar se “dështimi nuk...

Kina drejt plakjes?/ Tkurret popullsia e saj për të tretin vit rradhazi

Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, me numrin e vdekjeve që kaloi një rritje të vogël të lindjeve. Buroja...

Izraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe frikë për marrëveshjen e armëpushimit

Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve...

Historitë sekrete/ Zbulohet pas 80 vitesh ditari i të dashurës angleze të Hitlerit

Pas plot 80 vitesh janë zbuluar detaje nga ditari sekret i të dashurës angleze të liderit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, duke hedhur dritë...

Hakerët rusë përdorin WhatsApp për të spiunuar ministrat dhe OJQ-të në mbarë botën

Grupi rus i hakerëve Star Blizzard, që dyshohet se është i lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ka udhëhequr një fushatë...

Lajme të tjera

Web TV