Buxheti i shtetit 2022: Ritestim i limiteve fiskale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Le ti renditim shpenzimet sipas programit qeverisës 2021 – 2025. Shpenzimet e buxhetit të shtetit 2022. Shpenzimet sociale kane rritje me 2.7 miliard Leke, ku ndikimin e japin bonusi dhe indeksimi pensioneve. Ulët ndihma sociale. Shpenzimet për personelin e shtetit gjithsej parashihen me ulje 0.6%, por jo arsimi me rritje 9% dhe shëndetësia 6%. Ndikimi vjen nga ulja me 5.2 miliard Lekë me pak për rritje pagash. Ndërkohë pagat parashihen të marrin rritje fondi 2.4 miliard ne 2022 dhe nga 4.4 miliard në 2023 dhe 2024. Të tri rritjet së bashku nuk arrijnë dot të përmbushin premtimin per rritje 40% në arsim dhe shëndetësi, si dhe rritje gjithsej administrata me 30%. Ndoshta rritja e madhe parashihet te shtyhet per ne vitin 2025. Pushteti vendor parashihet të marrë 800 milionë lekë fonde nga të ardhurat e buxhetit, përveç të ardhurave të veta. Nga këto 250 milion Lekë jepen për investimet në 61 bashki dhe 600 milion Lekë për projekte në bashki specifike, në të cilat mund të jenë edhe fondet për Teatrin Kombëtar, i cili në buxhet nuk përmendet askund si investim, ndërsa në vitin 2021 ishte parashikuar si fond 900 milion Lekë. Investimet kapitale me fonde nga buxheti shkojnë për rrugët dhe tunelin, PPP, biblioteka dhe teknologji për arsimin parauniversitar, shëndetësi, logjistikë për mbrojtjen, fondi zhvillimit, e-qeverisja, rijetëzimi i objekteve të kulturës, për Ujësjellës – Kanalizime dhe mbetje, si dhe për rindërtimin. Fondet e huaja përbëjnë 29 % të investimeve kapitale, ku kryesisht janë kredi të marra nga qeveria që shkojnë per bypass Vlorë etj., për mirëmbajtjen e rrugëve, për Ujësjellës – Kanalizime dhe energjinë. Disa shpenzime jo të zakonta për buxhetin e shtetit:

Fondi për energjinë 8 miliard Lekë- 66 milion Euro. Rasti i fundit që buxheti parashikoi për energjinë ishte viti 2015.

Fondi rindërtimit 20 miliard Lekë, 164 milion euro.

Arrin deri në 2022 në 64.5 miliard, 530 milion euro.

Fatura e llogaritur është 985 milion Euro.

Premtimi ishte që fondet e brendshme do të shkonin deri 300 milion Euro.

Deri tani ka shkuar 366 milion Euro.

Mbyllet strehimi, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, mbrojtje civile.

Biznesi pjesërisht.

Shpenzimet parashihen të arrijnë sa 34.1% e PBB.

Te ardhurat parashihen të arrijnë sa 26.8% e PBB.

Defiçiti duket se do arrijë sa 5.4% e PBB, apo 100.9 miliard Lekë, 827 milion Euro.

Lexo edhe :  20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Shpenzimet kanë sa 27.2% e PBB vetëm shpenzime korrente, që tejkalojnë me 0.4% të PBB te ardhurat tatimore. Peshën më të madhe e kanë sigurimet dhe administrata, si dhe sa 6.4% e PBB janë planifikuar investime. Nëse krahasojmë arkëtimet e kontributeve të sigurimeve me shpenzimet për sigurime dhe pensione rezulton një defiçit vjetor prej 100 miliard Lekë, 820 milion Euro, sa është defiçiti i buxhetit. Ky është një moment për një vëmendje të madhe për funksionalitetin dhe parashikimet për të ardhmen.

Të ardhurat e buxhetit 2022

Pushteti vendor parashikohet të ketë rritje të ardhurash të veta tatimore me 8.6%.

Pushteti qëndror parashikohet të ketë rritje të ardhurash nga tatimet dhe doganat me 12.3%, si dhe nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 10.5%.

Të ardhurat nga tarifat dhe licencat e gjobat e institucioneve parashihen të rriten me 4.8%.

Në zërat e të ardhurave:

TVSH parashikohet me rritje 9.2%, ku 80% ne vitin 2021 vinin nga importi.

Tatim fitimi parashikohet me rritje 5.8%, por 3% më pak se 2019, që tregon ende rimëkëmbje të vogël të bizneseve.

Akcizat parashikohet me rritje 14.3%, kryesisht nga karburantet, cigaret dhe gazi lëngshëm.

TAP parashikohet me rritje 9.6%, por 2% më pak se 2019, që tregon ende se rikuperimi punonjësve dhe zgjerimi i bazës mbetet problem për diskutim të gjerë. Taksat nacionale parashikohet me rritje 30.9%, ku peshën e madhe afër gjysmës së saj e ka taksa e qarkullimit, por edhe taksat e tjera që vijnë nga importi dhe eksporti.

Nga gjithë ky vështrim i shkurtër ndoshta shkaqet e sakta të një defiçiti buxhetor të qeverisë mund të jenë të vështira për t’u gjetur, por në përgjithësi, ato shkaktohen nga taksat e ulëta dhe shpenzimet e larta. Kjo për shkak se burimi kryesor i të ardhurave të qeverisë janë taksat e konsumit, kështu që të kesh të ardhura të ulëta nga taksat do të thotë që të ardhurat totale të qeverisë të jenë të ulëta. Financimi i defiçitit  në thelb është inflacionist. Meqenëse financimi i defiçitit rrit shpenzimet dhe rrjedhimisht rrit kërkesën, atëherë  rreziku i inflacionit është i madh. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur financimi i deficitit bëhet për shpenzimet që përmendëm më lart.

Ky është një botim ekskluziv i Gazetës Fjala. Ndalohet rreptësisht ripublikimi i tij pa e cituar burimin, në të kundërt ndërmerren masa ligjore. ®️

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV