A do të plasë lufta në Ballkan gjatë Krishtlindjeve? Media franceze ngre alarmin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Ballkan është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe analizave gjeopolitike. Së fundmi media franceze “Courrier des Ballkans” ka publikuar një analizë për situatën në Bosnjë Hercegovinë. Ka mundësi që ky shtet të shpërbëhet, proces i cili duket se ka gjetur edhe përkrahjen e Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje hercegovinës.

Milorad Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviç dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës? Do të ketë luftë për Krishtlindje? Janë këto pyetjet dhe hipotezat që ngre media franceze në artikullin e saj.

Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmuar së fundmi se ai nuk do të heqë dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas. Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në Bosnje Hercegovinë, i themeluar në vitin 1991.

Ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Nga ana tjetër në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiçin politikan “shumë kompetent” për situatën në Bosnje Hercegovinë dhe që është gati ta ndihmojë RS nëse do jetë e mundur.

Të fundit

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV